Përdorimi i thikës dhe pirunit për të ngrënë një banane dhe mosngrënia e kores së bukës ishin vetëm disa nga zakonet e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, kanë zbuluar anëtarët e ish-stafit të saj të kuzhinës.
Një nga ish-kuzhinierët e Mbretëreshës dhe autori i Eating Royally Darren McGrady, tha se Monarkja e ndjerë nuk e hëngri bananen si të tjerët.
Përkundrazi, Mbretëresha priste pjesën e sipërme dhe të poshtme, dhe më pas e ndante lëkurën në gjatësi, shkruan Daily Star. Më pas i priste në copa të vogla para se t’i hante me pirun.
Një tjetër zakon i saj gjatë vaktit ishte se ajo nuk hante kore buke, gjë që ish-kuzhinieri mbretëror Owen Hodgson, i cili punonte në pallat gjatë viteve ’90, e mësoi në rrugën e vështirë.
Darren McGrady zbuloi gjithashtu se Mbretëresha hoqi dorë nga ushqimet me niseshte si patatet, orizi ose makaronat kur hante vetëm.