Mbretëria e Bashkuar ka bërë gati një plan të ri, në të cilin parashihen investime miliardëshe në mbrojtje.
Ky plan i nvestimeve që pritet të publikohet së shpejti, vjen pas rishikimit të gjerë strategjik të mbrojtjes të publikuar në qershor të vitit të kaluar.
Aty parashihen miliarda dollarë shpenzime shtesë për municione shtesë, avionë të shpejtë të gjeneratës së ardhshme, dronë dhe nëndetëse të reja sulmuese.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky do të jetë investimi më i madh ndonjëherë në dronë në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, më shumë se 5 miliardë funte për katër viteve të ardhshme.
Siç raporton BBC, ushtria do të marrë një sërë dronësh mbikëqyrës, zbulues dhe sulmues, në vend të shkatërruesve të rinj të Tipit 83 që priste të merrte.
Gjithashtu, ushtria do të marrë automjete tokësore pa pilot, të ngjashme me ato të vendosura me një efekt të tillë në vijën e frontit në Ukrainë, si dhe avionë luftarakë autonomë që do të fluturojnë së bashku me aeroplanët me një pilot.
Për fytyrën e luftës moderne të shekullit të 21-të dhe planin e investimeve në mbrojtje ka folur edhe kryeministri i dorëhequr, Keir Starmer.
“Plani i ri i investimeve në mbrojtje do t’u japë forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar “aftësitë e përparuara” që u nevojiten për të penguar kërcënimet në zhvillim dhe për të mbajtur popullin britanik të sigurt”, ka thënë Starmer.
Sipas tij, investimi i ri ndryshon lojën dhe do të forcojë forcat britanike në tokë, në det dhe në ajër.
Gjithashtu edhe ish-Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, që ka dhënë dorëheqje në fillim të këtij muaji, në një letër të ashpër kishte paralajmëruar se niveli i shpenzimeve ushtarake të propozuara është shumë më i ulët se ai që nevojitet për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar.
Healey kishte shprehur shqetësim se zgjidhja financiare për forcat e armatosura ishte “e mbingarkuar” kur “presioni i operacioneve dhe i domosdoshëm për të përshpejtuar gatishmërinë për të luftuar është në dy vitet e para”.
Ky debat është duke vazhduar në Britani të Madhe dhe veprimet konkrete pritet të bëhen ditëve në vazhdim.

