Telenews

Mbretëria e Bashkuar riafirmon përkrahjen për aspiratat ndërkombëtare të Kosovës

mbreteria-e-bashkuar-riafirmon-perkrahjen-per-aspiratat-nderkombetare-te-kosoves

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Evropë dhe Amerikën e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore, Stephen Doughty.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë bisedës Doughty riafirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe aspiratat e saj ndërkombëtare.

Konjufca falënderoi Doughtyn për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe stabilitetit në vend.

“Gjatë bisedës u diskutua gjithashtu për mundësitë e zgjerimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe për vazhdimin e koordinimit të ngushtë në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral dhe ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

“Partneriteti ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit demokratik, sigurisë dhe avancimit ndërkombëtar të vendit tonë”, theksohet më tej nga MPJD.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Të ngajshme

Vazhdon dita e 8-të e protestës, sheshi “Skënderbeu” mbushet me qytetarë –

KushtrimGuraj

Familja njofton për të pamën e Idriz Rrecajt, priten procedurat nga Mjekësia Ligjore –

KushtrimGuraj

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, parakalon pranë figurës së Adem Jasharit në Iowa

KushtrimGuraj