Telenews

Mbreti Charles III uron Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë

Charles III i ka dërguar një letër urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III ka shprehur urimet më të ngrohta për popullin e Kosovës, duke vënë theksin te raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Mbretit Charles III, e cila është publikuar nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë uruar paqe, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj