Napoli është ekipi defanziv më i mirë në Evropë. Këtë e bëri të ditur të mërkurën sajti zyrtar i ligës italiane të futbollit. Napoli e fitoi titullin e kampionit në Serie A, duke fituar garën e fortë me Interin.
Titulli në Itali u vendos vetëm në xhiron e fundit. Ishte mbrojtja e Napolit që bëri dallimin.
Dhe lojtari kryesor në mbrojtje te Napoli është kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Rrahmani nuk ka munguar në asnjë ndeshje, ndërsa është shquar me stabilitet gjatë gjithë edicionit.