Telenews

Mbyllen 45 minutat e parë: Real Betisi ka epërsinë përballë Chelseat

mbyllen-45-minutat-e-pare:-real-betisi-ka-epersine-perballe-chelseat

Pas emërimit të Igli Tares si drejtor sportiv, AC Milan i ka dërguar një propozim zyrtar Massimiliano Allegrit për të qenë trajneri i tyre i ri.  

Ai është opsioni kryesor për të zëvendësuar Sergio Conceiçaon, dhe ka gjasa të mira që kjo të ndodhë nëse Napoli vazhdon me Antonio Conten, shkruan Fabrizio Romano. 

AC Milan po kërkon një trajner të ri dhe Massimiliano Allegri, i cili ka një histori suksesi me klubin (fitoi Serie A në sezonin 2010–11), është kandidati kryesor.  

Kjo vjen pas një sezoni të vështirë për Milanin nën drejtimin e Conceiçaos, i cili humbi finalen e Kupës së Italisë kundër Bologna, ndërsa në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A ishte një zhgënjim total. 

Propozimi i Milanit për Allegrin varet nga Napoli. Nëse Napoli vazhdon me trajnerin aktual, Antonio Conte, i cili ka një kontratë deri në qershor 2027, atëherë Allegri ka më shumë gjasa të bashkohet me Milanin. 

Tani AC Milan po përgatitet që të kthehet në nivele të larta, duke bërë ndryshime në postet drejtuese.

Të ngajshme

Dy klube janë favorite për nënshkrimin e Modric, kroati do të zgjedhin midis dy më të mëdhenjve të të gjitha kohërave

KushtrimGuraj

Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më

Erzana Fazliu

Chelsea mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve pasi fitoi Ligën e Konferencës mes paralajmërimit të UEFA-s

Valjeta Turkaj