Telenews

Mbyllen dy rrugë në Prishtinë para marshit të sotëm

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në Prishtinë.

Mbyllja e këtyre rrugëve bëhet në kuadër të masave të sigurisë për protestën gjithpopullore që mbahet sot nga ora 16:00 në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundërshtimit të vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Policia ka bërë të ditur se, varësisht nga zhvillimet e protestës dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të qarkullimit edhe në rrugë të tjera.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: Luan Haradinaj dhe Enver Zymeri, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht. Zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar rendin kushtetues dhe sigurinë publike në vend dhe se siguria e qytetarëve, ruajtja e rendit kushtetues dhe sigurisë publike në vend mbesin prioritet i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

“Ligjëratat sot mbahen në shesh” – studentët e Fakultetit të Filologjisë solidarizohen me marshin

Rrezarta Ramaj

Hoxhaj bën thirrje për mobilizim: Të gjithë në marsh sot për ata që na dhanë lirinë

Rrezarta Ramaj

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Rrezarta Ramaj