Telenews

Mbyllen ndeshjet e javës së 23-të: Drita lider, Gjilani ngjitet, Suhareka bie në zonën e rënies

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan rezultatet befasuese dhe lëvizjet në renditje.  

Drita ka pësuar humbjen nga Llapi si mysafir në “Zahir Pajaziti” me rezultat 1-0, me golin e shënuar nga Ardit Tahiri.  

Ballkani dhe Prishtina ka barazuar me rezultat 1-1, me të dy golat që u shënuan në fundin e ndeshjes.  

Gjilani ka vazhduar ngjitjen në renditje, duke mposhtur me shumë vështirësi Feronikelin 74 më rezultat 1-0, më golin e shënuar nga Albin Prapashtica.  

 Ferizaj ka marr një fitore të madhe ndaj Suharekës me rezultat 3-1, duke qëndruar tani në ujëra më të qeta. 

Dukagjini po ashtu ka marr një fitore të madhe, pasi fitoi ndaj Malishevës me rezultat 1-0, me golin e Mërgim Pefqelit. 

Drita mbetet lider me 50 pikë edhe përkundër humbjes, duke u ndjekur nga Ballkani që ka 40 pikë. 

Në vendin e tretët mbetet Malisheva që ka 37 pikë, ndërsa tashmë Gjilani është i katërti me 34 pikë.  Prishtina tashmë zbret në vendin e pestë me 31 pikë, që tashëm ndiqet nga Ferizaj që ka 29 pikë. 

Dukagjini ka dal nga zona e rrezikshme me 28 pikë mban vendin e shtatë.  Llapi dhe Suhareka tashmë janë në pozitat tetë dhe nëntë, me këtë ta fundit që për herë të parë këtë vit janë në këtë pozitë. 

Feronikeli 74 është i fundit me 13 pikë, dhe me pak gjasa për të mbijetuar.  

Në javën e ardhshme që zhvillohet në mesjavë takohen: Drita –Ballkani, Ferizaj – Llapi, Malisheva – Gjilani, Prishtina – Dukagjini, Suhareka – Feronikeli 74. 

Të ngajshme

Bashkimi fiton në Gjakovë dhe merr kreun e tabelës

Donat Hashani

Basketboll / Ylli arrin fitore të madhe ndaj Trepçës

Donat Hashani

Reagon babai i Etnik Brrutit me një foto të tij si ushtar i UÇK-së

Donat Hashani