Telenews

Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se rruga “Muharrem Fejza” do të mbyllet përkohësisht për shkak të punimeve që po zhvillohen për lidhjen e rrugës me pjesën e “Skënder Çeku”.

Bazuar në njoftimin e Komunës, qarkullimi do të organizohet dhe menaxhohet në mënyrë të kontrolluar, përmes një shiriti rrugor, me qëllim të sigurimit të rrjedhës sa më të rregullt të trafikut.

Mbyllja e përkohshme do të ndodhë nga sot me fillim nga ora 20:00 deri të dielën e 21 dhjetorit në ora 20:00.

Të ngajshme

Berjani thotë se është stabilizuar çmimi i naftës në Kosovë

Erzana Fazliu

Policia e Gjilanit kap dy hajna të motoçikletave

Valjeta Turkaj

Lajm i mirë për Kosovën: Përfshihet në ligjin rekord të mbrojtjes së SHBA-së

Valjeta Turkaj