Telenews

Mbyllet edhe ndeshja mes Malishevës e Prishtinës

Malisheva ka fituar në shtëpi ndaj Prishtinës me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Qëndrim Kidës i është rikthyer fitores pas tri ndeshjeve, duke mposhtur të besuarit e Emmanuel Egbo në një ndeshje interesante në “Liman Gegaj”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja ekipet,  të cilat patën rastet e veta dhe menaxhuan herë njëra dhe herë tjetra lojën.

Megjithatë, edhe përkundër rasteve, portierët ishin në formë duke mos lënë portat të tunden dhe ekipet shkuan në pushim me barazim 0-0.

Në pjesën e dytë, vendasit patën diçka më shumë nga lojë, duke krijuar disa raste dhe duke gjetur edhe golin e fitores, pasi Prishtina u tërhoq disi dhe nuk arriti të krijonte aq raste.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 85-të me anë të Ilir Mustafës, i cili shënoi nga penalltia për 1-0.

Në fakt edhe Prishtina e gjeti golin në minutën e parë shtesë me anë të Ardian Muja, por goli u anulua pas rishikimit të VAR-it për një pozite jashtë loje dhe ndeshja u mbyll me fitoren e vendasve.

Pas kësaj fitore, Malisheva ngritët në pozitën e katërt me 16 pikë, po aq sa ka Prishtina, e cila bie në vendin e pestë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina e pret në shtëpi Llapin, ndërsa Malisheva udhëton te Feronikeli ’74. /Telenews.al/

Të ngajshme

Pas 6 vitesh mungesë, sot basketbollit prishtinas i rikthehet derbi lokal

Donat Hashani

Sot dy super-ndeshje në elitën e futbollit kosovar

Donat Hashani

Trepça eliminohet nga Liga e Kampionëve në basketboll, mposhtet nga ekipi çek

Donat Hashani