Telenews

Mbyllet me dy super gola pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atleticos

mbyllet-me-dy-super-gola-pjesa-e-pare-mes-real-madridit-dhe-atleticos

Ka përfunduar pjesa e parë mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Në 45 minutat e parë u shënuan dy super gola, duke u dridhur portat e të dyja skuadrave.

Pas vetëm katër minutash lojë, Rodrygo shënoi një gol të bukur, ndërsa asistuesi ishte Federico Valverde.

Por, Los Cholchoneros nuk u dorëzuan nga ky gol i hershëm dhe vazhduan me lojë të fortë.

Në minutën e 32-të, Julian Alvarez po ashtu realizoi një super gol, duke i barazuar shifrat në 1-1.

Duket se në 45 minutat e dytë do të ketë edhe më shumë spektakël, duke parë lojën sulmuese që po zhvillojnë dy skuadrat.

Të ngajshme

Nuk ka fitues në duelin e parë mes Dortmundit dhe Lilles

KushtrimGuraj

Federata e Basketbollit të Kosovës nuk i ka paguar gjyqtarët e saj në 4 muajt e fundit

Donat Hashani

Raphinha emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

KushtrimGuraj