Telenews

Mbyllet ndeshja mes Astanës dhe Ballkanit

Ballkani ka marrë një pikë në udhëtim te Astana në kuadër të rrethit të katërt të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës, pasi ndeshja përfundoi pa gola.

Për dallim nga ndeshja e luajtur në “Fadil Vokrri” ku pësuan humbje 2-1, kampioni i Kosovës kishte fytyrë tjetër në Kazakistan, duke dominuar nga fillimi deri në fund.

Qysh në minutën e katërt të ndeshjes, kampioni i Kosovës rrezikoi me anë të Almir Kryeziut, por që goditja e tij ishte e plogësht dhe jashtë porte.

Ballkani vazhdoi me një dominim të lehtë ndaj vendasve, duke kërkuar që të kalonte në epërsi.

Në minutën e 33-të, Kryeziu bëri një goditje që e detyroi portierin e Astanës të intervenonte.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve pa treguar ndonjë rast të madh për gol.

Pjesa e dytë ishte edhe më me ritëm, me Ballkanin që kërkon me ngulm golin e fitores, por nuk e arriti.

Në minutën e 50-të, Almir Kryeziu lëshoi një pasim te Nazmi Gripshi, por ky i fundit nuk arriti ta konkretizonte me gol.

Gripshi pati një mundësi të mirë shënimi edhe në minutën e 73-të, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Rast pas rasti, Gripshi (82’) ishte afër të kalonte Ballkanin në epërsi, mirëpo Josip Condric bëri intervenim fantastik.

Ballkani nuk u ndal së sulmuari deri në minutat e fundit, ndërsa u dashtë të kënaqej me një pikë.

Vikoria Plzen është lider i Grupit C me nëntë pikë, Astana dhe Ballkani me katër dhe Dinamo Zagrebi me tri. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari i ndeshjes ndaj Rennesit

KushtrimGuraj

Skandali tjetër i rumunëve ndaj Kosovës! E pranon hapur media rumune

KushtrimGuraj

Kosova sonte përballet me Irlandën

KushtrimGuraj