Telenews

Mbyllet ndeshja mes Liverpoolit e Cityt

Derbi i javës së 13-të në Premier League mes Manchester Cityt e Liverpoolit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1.

Goli i parë në ndeshje erdhi në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 27 përmes super-sulmuesit Erling Haaland, pas një asisti nga Ake.

Skuadra mysafire pati disa raste në pjesën e parë, mirëpo asnjëri nga reparti ofansiv nuk ishin konkretë.

Goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 80-të pas një goditjeje precize nga mbrojtësi i krahut, Trent Alexander Arnold pas një asisti nga Mohammed Salah.

Dy skuadrat tentuan sërish që të ndryshojnë diçka në këtë ndeshje, por nuk ia dolën.

Me pikët e ndara mes dy ekipeve të para në tabelë, City e Liverpool mbesin në po të njëjtat pozita – në të parin (29 pikë) dhe të dytin (28 pikë) respektivisht.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj