Telenews

Mbyllet ndeshja në Drenas, rezultat befasues mes Niklit e Prishtinës

Feronikeli ’74 dhe Prishtina kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 10-të 0-0.

Ka qenë një pjesë e parë me dy skuadrat që më shumë luanin në mes të fushës dhe me shumë kujdes.

Vendasit gjetën golin në minutën e 37-të, por goli i realizuar nga Bruqi u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.

Lexo edhe:

Gjilani arrin fitore minimale ndaj Fushë Kosovës

Edhe në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan disa raste shënimi, ku Prishtina rrezikoi me Hysenin e Blesen, derisa vendasit me Rrahmanin, por pa sukses.

Deri në fund gola nuk pati dhe dy skuadrat u ndanë baras duke marrë nga një pikë.

Për Prishtinën është barazimi i katërt radhazi dhe zë vendin e katërt në tabelë me 13 pikë, derisa Feronieli ’74 mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Prishtina do ta luaj në shtëpi përballë Gjilanit, derisa Feronikeli ’74 pret kampionin në fuqi Ballkanin. /Telenews.al/

Të ngajshme

Arsenali shkatërron Atletico Madridin dhe tregon se këtë vit luan për trofeun

KushtrimGuraj

Ylli i Juventusit e thotë hapur: Mbappe është lojtari më i mirë në botë

KushtrimGuraj

Anulohet gjithçka, Villarreal-Barcelona nuk do të luhet në Miami – zbulohet arsyeja pse

KushtrimGuraj