Telenews

Mbyllet pa fitues takimi mes Danimarkës dhe Tunizisë

Danimarka dhe Tunizia i kanë ndarë pikët për ndeshjen që u luajt në kuadër të Grupit D, pasi përfundoi 0-0.

Tunizianët ishin të pafat në minutën e 21-të, pasi goli i Issam Jebail u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.

Danezët më pas kërkuan penallti për një ndërhyrje ndaj Pierre-Emile Hojbjerg (42’), por që gjyqtari bëri me dije se loja duhet të vazhdojë.

Pas vetëm një minute, Jebail lëshoi një mundësi të artë, duke mos arritur të mposht Kasper Schmeichel nga afërsia.

Në pjesën e dytë, portieri i Tunizisë, Aymen Dahmen bëri një pritje bravuroze, duke i mohuar golin Christian Eriksenit në minutën e 69-të.

Danezët lëshuan edhe dy shanse të mira, pasi Andreas Cornelius dhe Joakim Maehle, nuk ia dolën ta fusnin topin në rrjetë.

Dy skuadrat i ndanë pikët në këtë takim, derisa do të presin rezultatin e ndeshjes mes Francës dhe Australisë, për të parë gjendjen në Grupin D.

Të ngajshme

Lajm bombastik: Modric transferon yllin e Realit te Milani me kosto zero

KushtrimGuraj

Real Madridi mëson çmimin e top mesfushorit holandez pas interesimit të tyre të madh

KushtrimGuraj

Lajm bombastik: Inter transferon yllin e madh të Juventusit

KushtrimGuraj