Telenews

Mbyllet për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” dhe rrugët tjera lidhëse të saj

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës.
“Për shkak të punimeve në rrugën ‘Muharrem Fejza’, përgatitja dhe asfaltimi i shtresës finale ju njoftojmë se segmenti i rrugës ‘Muharrem Fejza’ duke përfshirë edhe të gjitha rrugët lidhëse do të mbyllet për qarkullim prej rrethrrotullimit të rrugës ‘B’ në drejtim të lagjes Mati përkatësisht deri te rruga ‘Ibrahim Oruçi’ (rrugë lidhëse me rrugën ‘Muharrem Fejza’)”, njofton Drejtoria.
Sipas njoftimit, të enjten do të asfaltohen hyrjet në rrugët lidhëse dhe rruga “Muharrem Fejza” nuk do të mbyllet këtë ditë për qarkullim.
“Qarkullimi në këtë rrugë do të mbyllet për dy ditë: E premte prej orës 06:00-18:00, e shtune prej orës 08:00-18:00. Kërkojmë nga banorët e lagjes që automjetet mos ti parkojnë në parkingun paralel me shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare për arsye se pengojnë realizimin e punimeve”, thuhet ndër tjerash në njoftim./teve1.info/

Të ngajshme

Rushiti: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT

Yllka Gashi

Rodri iu nënshtrohet testeve mjekësore te Barcelona

Yllka Gashi

Kosova për herë të parë në histori garon në Ligën B të UEFA Nations League

Rrezarta Ramaj