Telenews

Mbyllet qeveria amerikane

Për herë të parë pas shtatë vitesh, qeveria amerikane është mbyllur pasi liderët e Partisë Demokratike dhe asaj Republikane nuk arritën të bien dakord për një financim të përkohshëm. Si rrjedhojë, mijëra punonjës që paguhen nga buxheti shtetëror do të jenë në pushim pa pagesë, derisa të arrihet një marrëveshje mes partive.

Kontrolli i fluturimeve, do të funksionojë por edhe këta punonjës nuk do të marrin pagë. E njëjta gjë vlen edhe për shumë ushtarë dhe civilë që punojnë në ministritë për çështjet e veteranëve dhe të luftës.

Të ngajshme

KS i OKB-së sot mban seancë, Kosovën e përfaqëson Konjufca

Valjeta Turkaj

Lëvizte i armatosur në qytet, arrestohet 21-vjeçari në Lushnjë

Valjeta Turkaj

Gërvalla: Në Koshare u largua përgjithmonë guri i ndarjes që u vendos me dhunë

Valjeta Turkaj