Telenews

Mbyllet spitali Covid në Tiranë, pacientët transferohen në spitalin “Nënë Tereza”

Pas dy viteve pandemi, spitali Infektivi që shërbeu si qendra kryesore për shtrimin e të sëmurëve me coronavirus nuk do të shërbejë më si spital Covid.
Spitali që përballoi ngarkesën më të madhe të trajtimit të rasteve me coronavirus, është boshatisur për t’iu nënshtruar rikonstruksionit. Pacientet transferohen në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë (QSUT).
Numri i pacientëve të shtruar është ulur ndjeshëm.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë raportoi se është shënuar 1 viktimë nga coronavirusi, ndërsa rastet e reja ishin 36. Pacientët që po marrin trajtim aktualisht janë 23. Ndërsa vetëm 3 prej tyre janë në gjendje më të rënduar.

Të ngajshme

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Qeveria mban të hënën mbledhjen e radhës në orën 09:00

Rrezarta Ramaj

“Lopa është nda prej tufës, ka shku në oborr të Gjykatës, shkova ta marr, përfundova në burg” – Rrëfimi i Hashim Miftarit për 48 orët e ndalimit

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…