Telenews

MC Kresha pjesë e stafit teknik te Phoenix

Reperi i njohur MC Kresha është një artistët shqiptarë më të pëlqyer të zhanrit rap. Në Tiranë, MC Kresha ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licensë në kategorinë C. Kresha tani është bërë pjesë edhe e një klubi në futbollin kosovar.

Reperi, Kresha sipas burimeve të sigurta të Gazeta Arena, ka arritur marrëveshje me ekipin e Ligës së Parë, Phoenix që të jetë pjesë e stafit teknik të tyre. Ai në klubin nga Istogu ka edhe bashkëvendasin e tij Gani Sejdiun, i cili është trajner i kësaj skuadre edhe për edicionin 2023/24.

Kjo do të jetë edhe puna e parë e mitrovicasit në rrugëtimin e tij në futbollin kosovar. Prezantimi i Kreshës nga Phoenix do të bëhet brenda këtyre ditëve.

Të ngajshme

​Zbulohen planet e Xabi Alonso për të ardhmen, e do vetëm një klub

KushtrimGuraj

Përparojnë negociatat mes palëve, Valon Berisha do t’i bashkohet gjigantit boshnjak

KushtrimGuraj

Po shkëlqen me Comon, Vojvoda transferohet te gjiganti italian

KushtrimGuraj