Telenews

Më 19 gusht do të mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se më 19 gusht do të mbahet ankandi i nëntë për vitin 2022.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet pesë vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi” thuhet në kumtesë.

Mes tjerash, për të gjithë të interesuarit për blerjen e letrave me vlerë kërkohet që të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngajshme

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi

Trump njofton marrëveshje për Groenlandën: SHBA-ja do të ketë “kontroll të përhershëm” mbi sigurinë

Yllka Gashi