Telenews

“Më 2025 vijnë një pjesë e Javelinëve në Kosovë”

Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se presin që gjatë vitit 2025 një pjesë të sistemit Javelin, të blerë në ShBA t’i kenë në Kosovë.

Ai ka thënë një nga bisedat gjatë vizitës që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar do të jetë edhe çështja e ardhjes së sistemit Javelin.

“Unë do të kem një vizitë në SHBA gjatë muajin janar, normalisht që është planifikuar më herët dhe nuk ndërlidhjet me fushatë, por do të jetë një vizitë shumë e rëndësishme, ku do të diskutojmë mundësinë që këto sisteme, një pjesë të paktën t’i kemi gjatë vitit 2025 dhe besojë në këtë”, ka thënë Maqedonci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai ka thënë se kërkesë për ardhjen e tyre ka bërë edhe komandanti i FSK-së me gjeneralët amerikanë.

Maqedonci ka thënë se FSK-së vazhdimit në kuadër të përmbushjes së objektivave po armatoset. Ai ka thënë se vetëm në muajt shtator- tetor kanë blerë armë nga ShBA, Turqia, Gjermania e vende tjera.

Ai ka thënë se kanë tejkaluar disa investime që janë paraparë deri në vitin 2028.

 

Të ngajshme

Udhërrëfyesi i saktë për trajtimin e temperaturës së lartë sipas moshës

Erzana Fazliu

Java e 19-të/ Sot dy ndeshje interesante në Superligën e Basketbollit

Erzana Fazliu

Bella Hadid vë në pah linjat e zjarrta trupore

Erzana Fazliu