Telenews

Më 25 dhjetor mbahen zgjedhjet për KK në Zveçan e Leposaviq

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka caktuar 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit.

Kjo datë u caktua pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politik.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviqit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Horoskopi ditor, e Martë 3 Qershor 2025

Valjeta Turkaj

Ngjarjet e ditës: 03 qershor 2025

Valjeta Turkaj

Krijohet Komanda e Kibernetikës dhe Ndërlidhjes së Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Donat Hashani