Telenews

ME demanton njoftimet mbi kriterin gjinor për subvencione

Ministria e Ekonomisë i ka quajtur “të rreme” njoftimet në rrjete sociale, lidhur me subvencionimin e efiçiencës së energjisë.

“Me qëllim të informimit të drejtë e korrekt të opinionit të gjerë, lidhur me disa njoftime të rreme në rrjete sociale rreth subvencionimit të efiçiencës së energjisë kinse subvencioni bazohet në moshë dhe gjini janë të pavërteta”, njofton ME.

Ministria e Ekonomisë (ME) ju njofton se të gjitha shpalljet, njoftimet dhe informacionet për dhe rreth Ministrisë së Ekonomisë, qytetarët mund t’i gjejnë vetëm ne rrjetet sociale të ME-së: ueb-faqe, Facebook, Twitter dhe Youtube dhe në mediat/ portale të cilat operojnë në Kosovë.

“Çdo informacion jashtë kanaleve të lartcekura, nuk janë reale. ME ju inkurajon që për çdo pyetje, kërkesë apo interesim t’i drejtoheni kanaleve zyrtare të ME-së në adresën elektronike zyrtare: [email protected]”, thuhet në njioftim.

Ministria e Ekonomisë vazhdon t’i ketë të hapura thirrjet për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar dhe thirrjet për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohen me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.

“Këto shpallje nuk e përcaktojnë moshën dhe as gjininë e aplikuesve. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejtë të aplikojnë bazuar në kriteret e paraqitura në shpallje. Për më shumë informata për thirrjet mund të gjeni në: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/#c9b449013775d1bd0 “, njofton Ministria e Ekonomisë.

source

Të ngajshme

Mbi 90 objektiva ushtarake të goditura në ishullin Kharg

Valjeta Turkaj

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj