Telenews

Më në fund mund t’u themi lamtumirë “pasqyrave të lagura”

Një kompani japoneze, Car Mate, do të prezantojë në SHBA një “foli” për pasqyrat anësore të makinave, gjatë panairit CES në janar.

Produkti, i quajtur Zero Wiper Film-Type Side Mirror, u shfaq fillimisht në Japan Mobility Show 2023 dhe premton dukshmëri më të mirë në kushte shiu.

Ai ngjitet direkt mbi pasqyrë dhe bën që pika­t e ujit të rrëshqasin pa u kapur në sipërfaqe.

Ai është i përshtatshëm për shumicën e pasqyrave moderne, edhe pse nuk mbulon skajet e jashtme, duke lënë një brez të vogël të dukshëm.

– YouTube  www.youtube.com

Car Mate pretendon se produkti mund të zgjasë deri në gjashtë muaj para se të kërkojë zëvendësim.

Çmimi dhe disponueshmëria në SHBA pritet të konfirmohen së shpejti.

Të ngajshme

Instagram bën një ndryshimet te bisedat, nga 8 maji

KushtrimGuraj

Ky Porsche 911, i shitur për herë të parë në vitin 2025, u rishit për pothuajse dyfishin e çmimit fillestar

Valjeta Turkaj

Facebook-u me telashe në gjithë botë, probleme shfaqen edhe në Kosovë!

KushtrimGuraj