Telenews

Më shtrenjtë se tash, nga nesër hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik.

Sipas Komunës, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike.

Shembull, bileta ditore fizikisht do të kushtojë 1 euro e 20 centë, ndërsa nëse blehet në formë digjitale/sms, do të kushtojë 1 euro.

 

“Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj