Telenews

Mediumi serb pasi Shqipëria e publikoi listën: Nuk kemi frikë

mediumi-serb-pasi-shqiperia-e-publikoi-listen:-nuk-kemi-frike

Kombëtarja shqiptare po hyn në një fazë vendimtare të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026, me dy ndeshje të zjarrta përpara: ndaj Serbisë më 7 qershor në Tiranë dhe Letonisë më 11 qershor në transfertë. Trajneri Sylvinho ka publikuar listën me 27 futbollistë, ku përfshihen disa nga emrat më të njohur të momentit në futbollin shqiptar.

Por përballja me Serbinë ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave serbe, ku veçanërisht portali sportiv “Mozzart Sport” ka analizuar skuadrën kuqezi. Në një artikull të publikuar menjëherë pas shpalljes së listës, media thekson se Shqipëria nuk duhet frikësuar, por as nënvlerësuar.

Sipas tyre, 10 nga lojtarët e ftuar aktivizohen në pesë ligat elitare të Europës, duke sjellë një balancë të ngjashme me atë të Serbisë në aspektin e përfaqësimit ndërkombëtar. Emra si Elseid Hysaj, Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Berat Gjimshiti janë përmendur si përfaqësuesit më të spikatur të Shqipërisë, megjithëse, sipas tyre, pjesa më e madhe nuk kanë pasur rol të madh në ekipet respektive këtë sezon.

“Nuk bënë shumë ndaj Anglisë, kaluan lehtë Andorrën, por vetëm tani fillojnë ndeshjet që vlejnë vërtet. Serbia dhe Shqipëria do të luftojnë për vendin e dytë në Grupin K, dhe kjo sfidë në Tiranë do të jetë përcaktuese,” shkruan Mozzart Sport.

Media serbe shton gjithashtu se, edhe pse disa lojtarë si Hysaj kanë pasur pak minuta me Lazion, apo Broja me Evertonin, prania e tyre në një kombëtare të organizuar si ajo e Shqipërisë nën drejtimin e Sylvinhos, nuk është për t’u marrë lehtë.

Kombëtarja kuqezi tashmë është përqendruar në përgatitjet intensive për sfidën ndaj Serbisë, një duel që pritet të jetë jo vetëm sportivisht i fortë, por edhe emocionalisht i ngarkuar. Me ambicie për t’u rikthyer në një Kupë Bote pas dekadash mungesë, Shqipëria hyn në këtë fazë me synimin e qartë: të tregojë se është gati për elitën e futbollit botëror.

Të ngajshme

Mbyllen 45 minutat e parë: Real Betisi ka epërsinë përballë Chelseat

KushtrimGuraj

Pa stadium, Gjilani në kolaps: Nuk po na vijnë lojtarët në klub

KushtrimGuraj

Kryetari i Bujanocit porosit Gjimshitin: Duhet ta mposhtësh Serbinë (VIDEO)

Donat Hashani