Telenews

Mediumi spanjoll zbulon se sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, humbi qetësinë pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai u përfshi në një incident mes Joao Pedros dhe portierit Gianluigi Donnarumma.

Enrique reagoi në mënyrë të papritur dhe agresive, duke u përpjekur ta kapte për qafe lojtarin Joao Pedro.

Më pas, ai e shtyu Pedron përtokë, duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë pas ndeshjes.

Veprimi i tij pritet të mos kalojë pa pasoja, dhe sipas “Mundo Deportivo”, trajneri spanjoll mund të përballet me pezullim.

 

Raportohet se Enrique rrezikon të paktën tre ndeshje jashtë pankinës për sjelljen e tij të papërshtatshme.

FIFA pritet të shqyrtojë incidentin dhe të vendosë zyrtarisht për masën disiplinore që do të merret ndaj tij.

Të ngajshme

Sigal Prishtina zyrtarizon trajnerin e ri

Erzana Fazliu

Futboll, caktohet data e tërheqjes së shortit

Erzana Fazliu

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj