Megan Fox dhe Machine Gun Kelly ribashkohen pas ndarjes dhe mirëpresin vajzën e tyre Saga Blade
Pas muajsh ndarjeje dhe thashethemesh për përfundimin e lidhjes së tyre, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly duket se e kanë gjetur sërish rrugën drejt njëri-tjetrit.
Çifti mirëpriti vajzën e tyre, Saga Blade, në mars të këtij viti, duke e forcuar lidhjen pas periudhës së vështirë që kaluan.
Sipas revistës People, dyshja po kalon shumë kohë bashkë me të porsalindurën, edhe pse ende nuk e kanë bërë marrëdhënien e tyre zyrtare, shkruan DailyMail.
“Ai kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj dhe sillen si çift, por pa etiketë”, ka treguar një burim pranë tyre.
MGK, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, e përshkroi Megan si “një nënë fenomenale” gjatë një interviste në The Jennifer Hudson Show, ndërsa tregoi se emri i vajzës Saga vjen nga mitologjia norvegjeze dhe simbolizon “një histori epike dashurie dhe magjie”.
Edhe pse ende jetojnë në shtëpi të ndara, Fox dhe MGK po përqendrohen tek prindërimi dhe kujdesi për vajzën e tyre.
“Megan është shumë e lumtur me mënyrën se si ai po kujdeset për të dhe për fëmijën”, tha një burim tjetër për People.
Reperi, që së fundmi publikoi albumin “Lost Americana”, do të nisë turneun e tij në nëntor, ndërsa Fox është përkushtuar plotësisht ndaj vajzës së tyre të vogël, e cila tashmë ka sjellë paqe dhe bashkim në familjen e tyre.

