Telenews

Mehaj e Kingji vizitojnë varrezat e Jasharëve: Nderuam sakrificën e kombit tonë liridashës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Arben Kingji, vizituan varrezat e Jasharëve.

Mehaj tha se bashkë me Kingjin nderuan sakrificën historike të kombit shqiptar liridashës.

“Së bashku me vëllain, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së 🇦🇱 Gjeneral A. Kingji, nderuam sakrificën historike të kombit tonë liridashës, pikërisht në sheshin e lavdisë madhështore të familjes legjendare #Jashari”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Twitter.

Të ngajshme

Zelensky: Rusia përfiton nga vazhdimi i luftës në Lindjen e Mesme, ne nuk humbasim

Yllka Gashi

Dyshohet se dha informacione për një varrezë masive në Kosovë, Serbia arreston një person për “spiunazh”

Yllka Gashi

Rama: Shqipëria hyn në një etapë të re me prodhimin e mjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s

Yllka Gashi