Telenews

Mehaj: Marshimi i ushtarëve të FSK-së, nuk ka të bëjë me situatën e sigurisë në veri, por ishte në kuadër të planit vjetor

Ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) sot marshuan nga kazerma “Minatori”, në jug të Mitrovicës në drejtim të fshatit Frashër.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka sqaruar se marshime të tilla janë të rregullta dhe se ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor.

Andaj, ai përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë apel që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër.

“Sot Regjimenti i tretë kanë realizuar marshimin kondicional i cili ka qenë i planifikuar për 215 ushtarë tanë. Marshimi në Mitrovicë ka filluar nga kazerma “Minatori” deri në fshatin Frashër dhe është bërë kthimi sërish në kazermë.

Marshime të tilla janë të rregullta, ky ushtrim gjithashtu ka qenë në kuadër të planit vjetor dhe është realizuar sot, prandaj bëjmë apel tek të gjithë që aktiviteteve të tilla mos t’iu jipet konotacion tjetër. Marshimi nuk ka të bëjë asgjë me situatën e sigurisë në veri të Republikës”, ka shkruar Mehaj.

Po ashtu ministri Mehaj ka thënë se “Përgjegjësinë për sigurinë e qytetarëve tanë e ka Policia e Kosovës e cila është në krye të detyrës dhe është duke kryer me shumë sukses punën e saj. Ju lutem mos të iu besoni dezinformatave dhe lajmeve të rreme”.

Të ngajshme

Sot përfundon regjistrimi i popullsisë, këto komuna me kërkesë për zgjatje të afatit

Donat Hashani

Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen, ja sa vite mbush

Donat Hashani

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës mblidhet sot në takim

Donat Hashani