Telenews

Mehaj në Kroaci: Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik

Në panairin dhe konferencën “ASDA 2023” që është realizuar nën mbështetjen zyrtare të Qeverisë së Kroacisë, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka vizituar stendat e disa prej 200 kompanive nga 30 shtetet pjesëmarrëse që merren me prodhimin e mjeteve dhe pajisjeve ushtarake.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se inkorporimi mjeteve dhe pajisjeve ushtarake do të modernizonte Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke ngritur kapacitetet e përgjithshme operacionale të saj.

“Duke investuar në pajisje dhe në partneritetin me aleatët tanë strategjik, do të përmbushim objektivin tonë si shtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka thënë ministri Mehaj me këtë rast.

Në margjinat e ASDA, ministri Mehaj takoi gjithashtu Ambasadorin e Kanadasë, Alan Bowman, Ambasadorin e Danimarkës, Ole Henrik Frijs Madsen, Ambasadorin e Norvegjisë, Haakon Blankenborg, si dhe Ambasadorin e Japonisë, Iso Masato, me të cilët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejmë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj