Telenews

Mehaj: Që nga viti 1999, mbi 95 mijë mina janë pastruar nga territori i Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se deminerët e FSK-së, që nga viti 1999 në bashkëpunim me ekipet e KFOR-it dhe organizatat e tjera të involvuara janë pastruar mbi 60 milionë metra katror tokë, duke bërë largimin e mbi 95,000 minave dhe mjeteve të tjera eksplozive të pashpërthyera.

Ai ka thënë se në shënimin e Ditës Botërore të Mjedisit, duhet theksuar faktin se me përkushtimin e deminerëve tanë të guximshëm dhe falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish.

“Këto rezultate janë indikator i punës së shkëlqyer të kryer nga ekipet e FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe organizatat tjera deminuese, falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet”, ka shkruar Mehaj.

Sipas tij, çdo minë e pastruar do të thotë një jetë e shpëtuar.

“Çdo minë e pastruar na sjell një hap më afër në ndërtimin e kushteve për paqe afatgjate dhe produktive, andaj ne mbetemi të përkushtuar në ngritjen e kapaciteteve për të vazhduar pastrimin e të gjitha zonave të afektuara nga minat dhe mjetet e tjera eksplozive, ngase investimi në veprimin ndaj minave do të thotë investim në jetën njerëzore dhe të ardhmen e sigurt të vendit”, ka shkruar ministri Mehaj.

Të ngajshme

Vjosa Osmani përkujton Fehmi Aganin: Ai i shërbeu atdheut dhe vizionit për shtet

Valjeta Turkaj

Sekuestrohen mbi 800 kg duhan në Ferizaj, shmangen mbi 34 mijë euro akcizë

Valjeta Turkaj

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte në Gjakovë

Valjeta Turkaj