Telenews

Mehaj takon izraeliten që pritet të jetë ambasadore në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, këtë të mërkure ka takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin, Dan Oryan dhe Tamar Ziv, e cila pritet të jetë ambasadore e Izraelit në Kosovë.
Mehaj tha se gjatë takimi u diskutua për bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes dhe thellimin e marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike.
“Gjithashtu, Zonjës Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për dy vendet tona”, ka shkruar Mehaj, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë ditës së djeshme, Mehaj u takua edhe me ministrin e Inteligjencës izraelite, Elazar Stern, më të cilin diskutoi për kërcënimet dhe rreziqet që cenojnë mjedisin dhe sigurinë globale.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 maj

Erzana Fazliu

Kriza Politike, Osmani e gatshme ti pres në takim të përbashkët liderët politikë

Donat Hashani

“Askush nuk ka dyshime për figurën time”: Lajmërohet pasi u kap me drogë kandidati i partisë së Adriatik Lapajt

Donat Hashani