Telenews

Mehaj udhëton për vizitë zyrtare në Izrael

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me ftesë të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe mbrojtjes së Izraelit, udhëtoi për vizitë zyrtare në Tel Aviv.
Me këtë rast, përveç pjesëmarrjes në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes, Sigurisë Kombëtare dhe asaj Kibernetike, ISDEF 2022, gjatë vizitës treditore, ai do të realizojë takime edhe me autoritetet më të larta të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes izraelite.
Izraeli është partneri ynë shtetëror shumë i rëndësishëm në kuadër të proceseve zhvillimore të diplomacisë sonë të mbrojtjes si dhe aftësive dhe kapaciteteve operacionale ushtarake të FSK-së”, thuhet mes tjerash në një njoftim për media të ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.

Të ngajshme

EKSKLUZIVE | Fund arratisë së Vezir Hazirajt – dorëzohet në Policinë e Pejës

Rrezarta Ramaj

Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje

Rrezarta Ramaj

PDK-ja e refuzon takimin me Haxhiun

Yllka Gashi