Telenews

Mehaj viziton familjen e dëshmorit Ahmet Haxha në Shipol të Mitrovicës

Ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj ka vizituar familjen e dëshmorit Ahmet Haxha në Shipol të Mitrovicës.

Ai ka thënë se dëshmori Haxha së bashku me të tjerët do të mbeten përjetësisht të respektuar nga i gjithë kombi shqiptar.

Mehaj ka thënë se të gjithë dëshmorët kanë bërë realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri.

“Mitrovica qyteti jonë heroik qëndroi, rezistoi e mbijetoj furtunave më të rënda me anë të së cilave armiqt tanë shekullor synonin ta tjetërsonin e ta përvetësonin. Por, trimat e këtij trualli iu dëshmuan armiqve se e kishin gabim dhe planet e tyre nuk do të jetësoheshin e nuk do të jetësohen asnjëherë”, shkroi ai në Facebook.

Të ngajshme

Turqia kritikon organizimin e ceremonisë mortore për “kasapin e Bosnjës” Ratko Mlladiq

Yllka Gashi

‘‘Çka bëjnë fermerët e vegjël’’, Bajrami: Aventurat e Mujës kanë dëmtuar industrinë e qumështit dhe prodhimin vendor

Yllka Gashi

Fantastike! Një shqiptare nominohet për çmimin “Trajnerja e Vitit” nga “Ballon d’Or”

Yllka Gashi