Telenews

Mehmetaj: PDK-ja dëshiron të hyjë në Qeveri me VV-së, do t’i keqshfrytëzojë krerët e UÇK-së në Hagë

Teksa ka komentuar darkën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetari të PDK-së, Memli Krasniiq, gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se PDK-ja dëshiron të hyjë në Qeveri së bashku me VV-në.

Kështu, sipas Mehmetajt, PDK-ja do t’i “keqshfrytëzojë” krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Por, Kurti, thekon Mehmetaj, nuk mendon ashtu, siç po do PDK-ja.

“Këta po donjë me hi në Qeveri me VV-në. Rrëfimin me siguri e kanë ndërtu edhe për elektoratin, kanë me i keqshfrytëzu ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Duke thënë se me ne në qeverisje do të bëjmë diplomaci aktive, do të sigurojmë fonde që të mos ketë probleme të tilla. Por, të jeni të bindur që Kurti nuk i merr këta në Qeveri. Çka bën Kurti mjeshtërisht, është kë dëshiron me e zbutë opozitën para zgjedhjeve, që këta mos me qenë agresive ehde mos me i theksuar skanlet edhe terrorin e kësaj qeverisjeje”, ka thënë Mehmetaj.

source

Të ngajshme

Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar për ta degraduar UÇK-në

Donat Hashani

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani