Telenews

Mehmetaj për ”tre gishtat e VV-së”: Gishtat e Serbisë fusni aty ku s’thuhet

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka reaguar pas dënimit të PZAP-së prej 35 mijë euro ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas PZAP-së, në një tubim të mbajtur në Skenderaj, janë publikuar disa fotografi në rrjete sociale dhe mediat elektronikë të mbështetësve të LVV-së, të mbledhur në këtë tubim, duke ngritur tre gishta lartë, gjest i cili është simbol ekskluziv serb.

E pikërisht këtë pjesë të këtij vendimi, Mehmetaj e ka nënvizuar duke thënë se më herët nuk ka komentuar rreth kësaj situate sepse sipas tij i dukej e pabesueshme.

Tutje ai ka thënë se nën këtë gjest janë vrarë masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë në Kosovë vetëm në luftën e fundit.

‘’ Kurrë s’e kisha besu që do të kemi në Kosovë një parti që provokon me simbole serbe’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Për Vetëvendosjen, tre gishtat e Serbisë fusni aty ku s’thuhet

S’pata komentu rreth kësaj situate se më dukej e pabesueshme.

Por, tash po shoh që Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e paska vërtetuar që anëtarë e simpatizantë të Vetëvendosjes kanë provokuar qytetarët e Skenderajt duke ngritur lartë tre gishta, gjest ekskluziv i paramilitarëve serbë.

Nën këtë gjest janë vrarë, masakruar e dhunuar mijëra shqiptarë në Kosovë vetëm në luftën e fundit.

Të ngajshme

Një hapësirë e re për fëmijët e Fushë Kosovës, nis ndërtimi i çerdhes moderne

Valjeta Turkaj

Osmani: FSK-ja gjithmonë gati, gjithmonë në shërbim të atdheut

Valjeta Turkaj

Nominimi i Konjufcës, Hoti: Mjaft më me manovra, prej 15 prillit e dimë që s’ka shumicë

Valjeta Turkaj