Telenews

Mehmetaj: Shkova të jetojë në Tetovë, të shoh pse dështoi Kurti në zgjedhje

Për të kuptuar se pse kryeministri, Albin Kurti, – i cili ka mbështetur koalicionin VLEN – ka dështuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni të Veriut gazetari, Lirim Mehmetaj, ka shkuar të jetojë në Tetovë.

Duke e bërë vetë të ditur këtë, Mehmetaj tha se ishte i interesuar të kuptonte se pse shqiptarët në Maqedoni “nuk e hëngrën kokrrën e ullirit” të Kurtit.

“Prej pas zgjedhje jam duke jetuar në Tetovë… arsyeja pse shkova në Tetovë ke kjo: i kqyra votat e opozitës në zgjedhjet e kaluara edhe tash, nëse e mbledh krejt opozitës bashkë ishin 30 mijë vota ma pak sot se para 4 vjetësh. 81 mijë vota i kish pas vetëm Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativën, sa i ka sot Taravari.

Edhe Kurti, dështoi me ndërhyrjen e tij atje. Nuk ka dha kurrfarë inspirmi dhe rrëfimi që ia mbolli edhe VLENT-it. Duke i fol për nacionalizëm dështoi. Më interesoj me kuptu. Shqiptarët e Maqedonisë janar shumë afër nesh. Pse gjeti vend mashtrimi Kurtit në Kosovë dhe jo të shqiptarët në Maqedoni. Arsyeja kryesore pse shkova ishte kjo. Pse ne ramë pre e atij mashtrimi. E atje nuk e hëngrën këtë kokërr ulliri”, ka thënë Mehmetaj, në “Debat Plus”

Kështu, Mehmetaj ka treguar arsyejen e dështimit të Kurtit atje, duke thënë se në Kosovë fryma anti-UÇK është rritur dhe normalizuar.

“Dhe përgjigja është kjo: ndryshe prej Kosove, kur na ka kapluar nihilizmi dhe sentimenti  anti UÇK dhe të folurit keq për UÇK-së është normalizuar. Për shqiptarët e Maqedonisë UÇK-ja vazhdon me mbetet e shenjte dhe  paprekshme dhe gabimi fatal edhe qysh e kom supozu ka qenë kur këta kane tentuar me sulmu BDI-në në bërthamën kombëtare. Atje ndryshe prej Kosovë përkundër të korrupsioneve eventuale të ndonjërit prej komandantëve të luftës, atje po i gabofshin, atje UCK-ja mbetet e shenjtë dhe korrupsioni i pasluftës nuk e përlyen dot. Për këtë arsye dështoi”, ka shtuar Mehmetaj.

source

Të ngajshme

SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

Qeveria vendos të shuaj këtë ndërmarrje publike

Donat Hashani

Programet e studimit të universiteteve publike që u akredituan nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë