Telenews

Melinda Ademi mahnit me setin veror në bregdet, pozat mahnitëse

Melinda Ademi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një set fotografik të realizuar në bregdet, ku shfaqet e veshur me një fustan portokalli, duke sjellë një atmosferë verore plot elegancë dhe energji.

Në imazhet që shpërndau në rrjetet sociale, artistja duket më e freskët se kurrë, ndërsa kombinimi i ngjyrës së fustanit dhe bukurisë natyrore përcjell një mesazh të fuqishëm vetëbesimi.

Por ky postim ka një lajm edhe më të madh për fansat e Melindës. Ajo ka njoftuar publikimin e këngës së saj të re të titulluar “Oj Shpirt”, e cila do të jetë e disponueshme më 04 qershor 2025, në orën 19:00.

Kjo këngë është pjesë e albumit të shumëpritur “BAD DIVA”, një nga projektet më të komentuara të karrierës së saj.

Me stilin unik dhe prezencën magnetike që e karakterizon, Melinda është e gatshme të dominojë verën, si në pamje, ashtu edhe me muzikën.

Të ngajshme

Dua Lipa magjeps në Amsterdam me performancë energjetike dhe konfirmon fejesën me Callum Turner

Valjeta Turkaj

Diçka po vjen nga Dafina dhe Fero

Valjeta Turkaj

Armend Rexhepagiqi rikthehet pas shumë vitesh me albumin e ri “Dashni e Vjetër” – një rrëfim emocional përmes shtatë këngëve të ndjera

Erzana Fazliu