Telenews

Melos Bajrami transferohet te Vllaznia e Shkodrës nga SC Gjilani

Melos Bajrami është përforcimi i tretë i Vllaznisë në merkaton e verës.

Mbrojtësi 22-vjeçar nga Prishtina ka firmosur sot kontratë me kuq e blutë dhe është prezantuar nga ana e klubit shkodran.

Ish-mbrojtësi i Gjilanit tashmë do të jetë në dispozicion te Thomas Brdaric si një element me shumë për qendrën e mbrojtjes.

Nga sa bëhet e ditur, Bajrami ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me një opsion zgjatje edhe për një tjetër me klubin Vllaznia.

Melos Bajrami do ta ketë përvojën e tij të dytë në kampionatin shqiptar – këtë me Vllazninë, pasi para dy sezonesh ka qenë pjesë e Skënderbeut të Korçës.

Në këtë mënyrë pas Amir Kahrimanoviç e Ardit Deliut, mbrojtësi Melos Bajrami është blerja e tretë e Vllaznisë në këtë merkato, por sigurisht jo e fundit.

source

Të ngajshme

Real Madridi thuhet se ka arritur marrëveshje me Xabi Alonson

Valjeta Turkaj

U konsideruar nga tifozët si lojtari që i humbi ndeshjen Barcelonës – tani vjen reagimi i Araujos

KushtrimGuraj

Kërkohen 225 milionë euro: Real Madridi vendos në treg dy yje të ekipit

KushtrimGuraj