Telenews

Memli Krasniqi i shokuar për rrahjen e gruas së moshuar: Institucionet duhet t’i monitorojnë qendrat e kujdesit

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur i shokuar nga ngjarja në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Kreu i partisë më të madhe opozitare ka shkruar në faqen e tij në Facebook se dhuna ndaj një gruaje të moshuar nga personeli që do të duhej të kujdesej për të, tregon problemet e thella që ka shoqëria jonë.

“Për më shumë, dhembja është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për keqtrajtimin e një nëne të dëshmorit të lirisë. Por, fatkeqësisht, këtu vihet në pah edhe paaftësia institucionale për të monitoruar institucionet e kujdesit për të moshuarit në mbarëvajtjen e punës”, tha Krasniqi.

Ai tha se krahas vënies para përgjegjësisë për stafin e papërgjegjshëm që lënduan një zonjë të moshuar, institucionet përgjegjëse e kanë për obligim që të sigurojnë ambient të sigurt për të moshuarit që kanë nevojë për shërbime ndaj tyre në institucionet e tilla.

Krasniqi potencoi se drejtësia duhet të veprojë fuqishëm sot, që nesër rastet e tilla mos të përsëriten.

Të ngajshme

Vdes 3-vjeçari pasi bie nga ballkoni i ndërtesës në Vlorë

Blearta

Ky është vendi që Trump paralajmëroi tarifë prej 50%

Blearta

Rogerti-Selinit: Me zor po pret që ti dhe Miri të bëni diçka jashtë që s’e bëni dot këtu brenda

Blearta