Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media ka prezantuar disa fakte ku tregojnë rrëmbimin e tre policëve të Kosovës, ku ka ndodhur brenda territorit të Kosovës.
Kryeministri tha se rrëmbimi ka ndodhur 1 kilometër larg kufirit, në thellësi të territorit të Kosovës, shkruan Gazeta Online Telenews.al
“Kidnapimi, rrëmbimi ka ndodhur në këtë vend që është thellë në territorin e Kosovë, 1km larg kufirt në njërën anë, që i bie të jetë veriperëndimore, 670m larg që i bie pjesa veriore dhe në pjesën jugperëndimore 300 metra. 1km, 670 metra dhe 300 metra”, tha ai, teksa ishte duke prezantuar hartën, që tregon vendndodhjen e policëve, kur u rrëmbyen të mërkurën nga autoritetet serbe”, ka thënë kryeministri Kurti.
Tutje, ai shtoi se arrestimi i policëve u bë brenda territorit të Kosovës, e jo asaj të Serbisë, ku tha se as që bëhet fjalë për kurrfarë kalimi të Policisë së Kosovës përtej kufirit të Serbisë.
“Në të njëjtë kohë, kemi fotografitë ku shihet haptazi se këta nuk kanë mundur të kalojnë tutje siç pretendon Serbia se kanë shkuar atje dhe janë arrestuar atje. Bëhet fjalë për kidnapim në Kosovë e jo arrestim në Serbi. S’bëhet fjalë për kurrfarë kalimi të PK-së përtej kufirit të Serbisë, bile as përtej rrugës së prerë që ndodhet 1km, 670 metra dhe 300 metra”, shtoi Kurti, në një konferencë para gazetarëve.
Poashtu, edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se nuk do të ndalen e as nuk do të zmbrapsen në kërkim të drejtësisë dhe respektimit të ligjit dhe kushtetueshmërisë, shkruan Gazeta Online Telenews.al
Ndërkaq, Ministri shtoi se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për këto akte.
“Ne jemi në të drejtën tonë. Askush nuk është imun në këto shkelje, asnjë kriminel s’është më i fortë se shteti. Republika e Kosovës është sovrane dhe demokratike. Qytetarët tanë nuk do të shkelen, por do të mbrohen. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për këto akte”, shtoi ai.\Telenews.al
\Telenews.al