Telenews

Memli Krasniqi kujton mikun e tij, Triumf Rizën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar zyrtarin policor, Triumf Rizën në 18-vjetorin e vrasjes së tij.

Krasniqi, i cili e kishte dhe mik Rizën, thotë se ai ishte njeri i paharrueshëm – me karakter të fortë, vullnet të hekurt dhe afërsi njerëzore që e bënin të veçantë.

“Triumf, do të të kujtojmë përherë, me respekt e krenari, shok i dashur”, ka shkruar Krasniqi.

“18 vite pa Triumfin! Triumf Riza ishte shok e njeri i paharrueshëm – me karakter të fortë, vullnet të hekurt dhe afërsi njerëzore që e bënin të veçantë. Kështu e kujtoj që nga ditët e shkollës së mesme, ku dallohej për seriozitet, por edhe për miqësinë e vërtetë. Më vonë, këto virtyte i shfaqi edhe në Policinë e Kosovës, duke u bërë një nga policët më të aftë të brezit të parë në luftën kundër krimit të organizuar. Më 30 gusht 2007, jeta e tij u shua tinëzisht e pabesisht, duke lënë pas dhembje të pashuar për familjen dhe për të gjithë ne. Edhe sot, pas 18 vitesh, drejtësia ende nuk ka thënë fjalën e vet”.

Të ngajshme

Policia në Pejë shqipton 375 gjoba ndaj motoçiklistëve gjatë gushtit –

KushtrimGuraj

Aktakuzë ndaj 21 serbëve për krimet në Reçak – Prokuroria pretendon se u vranë 42 civilë dhe u dëbuan rreth 20 mijë persona –

KushtrimGuraj

Don Xhoni thyen rekordin e radhës – albumi i ri i tij arrin 100 milionë dëgjime

Yllka Gashi