Telenews

“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandantit do kumbojë në zemër të Kosovës

Përmes një postimi në Facebook, Rama thotë se koncepti i vendit të parë, i përzgjedhur nga komisioni profesional vlerësues, do të marrë jetë në Prishtinë, teksa thekson se ky projekt bartë me vete peshën e jashtëzakonshme kombëtare, historike dhe emocionale që përfaqëson figura e Komandantit Legjendar dhe familja historike Jashari.

“Memoriali “Zâni i Lirisë”, koncepti fitues për Memorialin Përkujtimor Adem Jashari, nuk është thjesht një monument. Ai është jehona e sakrificës së familjes Jashari dhe e të gjithë dëshmorëve që zgjodhën lirinë mbi jetën. Është vala e zërit që sfidoi frikën, pushtimin dhe vdekjen, për t’i dhënë Kosovës të drejtën të jetojë e lirë”, ka shkruar i pari i Prishtinës. “I frymëzuar nga fjalët e pavdekshme të Adem Jasharit . ‘Besa besë, vetëm një vdekje se tjetër s’ka në këtë jetë. Edhe një fjalë e mirë’. ky memorial e shndërron zërin e tij në një simbol të përjetshëm të lirisë, që do të jehojë në kohë dhe në hapësirë. Sepse ka zëra që nuk shuhen kurrë. Ata jetojnë në kujtesën e një kombi dhe në zemrën e një shteti të lirë”.

Pos tjerash, Rama tha se në zemër të Kosovës do të kumbojë përgjithmonë zëri i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Të ngajshme

AKB: Rënia e votuesve rrëzon triumfalizmin politik, qytetarët po kërkojnë rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

Theret me thikë për vdekje artisti që punoi me Dua Lipën

Rrezarta Ramaj

Vrasja në Paskuqan, ky është autori që i mori jetën 27-vjeçarit Ardian Baloshi

Rrezarta Ramaj