Telenews

Menaxheri i Zekës tregon arsyjen e dhimbshme, pse lojtari i tij iku nga klubi rumun

UTA njoftoi se do të paraqesë një ankesë në FIFA dhe do të kërkojë kompensim në rastin e sulmuesit kosovar Mevlan Zeka, i cili është zhdukur nga skuadra.

Agjenti i sulmuesit kosovar, Arjanit Kuqi, shpjegoi situatën e lojtarit, duke thënë se gruaja e Zekës, Gentiana, është diagnostifikuar me kancer në stomak, duke e detyruar futbollistin të largohet nga atje.

“Kam parë gjithçka që është shkruar në shtypin rumun, por e vërteta është se Mevlani është në një situatë shumë të vështirë. Ndërsa ai ishte me UTA-n në Slloveni, gruaja e tij, Gentiana, bëri disa ekzaminime dhe u diagnostikua me kancer në stomak. Mevlani e mori vesh dhe për këtë arsye shkoi në shtëpi. Ai duhej të ishte me familjen e tij.

Ne nuk jemi në luftë me UTA-n, e kuptojmë që nëse duan të shkojnë në FIFA, është e drejta e tyre.Por Mevlani është i gatshëm të durojë çfarëdo që të vendoset.

Nuk është se ai ka një ofertë më të mirë nga diku tjetër, dhe tani po kërkon arsye për t’u larguar nga UTA. Ne jemi seriozë, kemi sjellë lojtarë shumë të mirë në Rumani më parë. Por në rastin e Mevlanit, bëhet fjalë për diçka përtej futbollit, ka të bëjë me jetën, me familjen!”, përfundoi menaxheri i sulmuesit, për GSP.ro.

Të ngajshme

Nga majat e Evropës në skandal: Goditjet që i kushtuan me përjashtim kampionit të ri

KushtrimGuraj

Zbulohet plani ‘sekret’ i Real Madridit me Mastantuonon

KushtrimGuraj

Partizani i Beogradit dhe Lech Poznani dënohen për mesazhet politike kundër Kosovës

Donat Hashani