Telenews

Mëngjesi nis keq në Tiranë, përfshihet nga zjarri një ndërtesë

Një zjarr ka rënë në një pallat në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar panik te banorët që dolën menjëherë nga shtëpitë e tyre të alarmuar.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga elektrik i pallatit, ku flakët rrezikuan të përhapeshin me shpejtësi në të gjithë apartamentet.

Si pasojë e tymit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngajshme

Kurti i përgjigjet kritikave për shtesat 100-euroshe: Çdo herë i kemi ndarë para Vitit të Ri

Valjeta Turkaj

Faturat e rrymës në Kosovë rriten mbi 70%, KMDLNj paralajmëron abuzim ekonomik

Valjeta Turkaj

Krishtlindjet e para për Papa Leonin

Valjeta Turkaj