Telenews

Mentor Shala pas shkarkimit nga RTK: Kjo është hakmarrje ndaj meje, do të merreni me Gjykatën

Mentor Shala ka reaguar pas shkarkimit të tij nga Radio Televizioni i Kosovës.

Shala përmes një reagimi në Facebook ka shkruar se drejtori gjeneral i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe kryetari i Bordit të televizionit publik, Besnik Boletini po bëjnë hakmarrje ndaj tij, të cilën si të tillë e vlerëson vepër penale.

Veç kësaj, ai pohoi se kjo masë është marrë nga Ahmetgjekaj dhe është e paligjshme sepse sipas tij e kanë kryer masën e suspendimit.

“Se kush ka falsifiku sigurisht ka me vertetu policia e cila është duke e hetu rastin. Unë nuk kam dëshirë me fol, për dallim prej palës tjetër, deri sa hetuesia ta kryn punën e vet.

Sa i përket masës që e kanë ndërmarrë Shkumbini, është e paligjshme sepse na e kemi kry masën e suspendimit sot dhe cila është arsyeja pse shkëputet kontrata.

Këtë sigurisht që kanë me na kallxu në gjykatë Shkumbini e Besnik Boletini. Shkurt e shqip është hakmarrje ndaj meje. E hakmarrja është vepër penale mes tjerash”, ka shkruar Shala në Facebook.

Ndryshe, Shkumbin Ahmetxhekaj u zgjodh në krye të RTK-së, tash e shtatë muaj më parë.

Ahmetxhekaj do ta ushtrojë mandatin për tre vite, teksa fitoi në garën e brendshme me 8 vota për, 1 abstenim dhe pa asnjë kundër.

Të ngajshme

Mbeturinat që shqetësojnë qytetarët në komunat e Kosovës, si arriti Obiliqi ta ndryshojë gjendjen?

Rrezarta Ramaj

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Rrezarta Ramaj

Rama: Kosova rrezikon t’i humbasë Lojërat Mesdhetare 2030

Rrezarta Ramaj