Telenews

Mërgim Berisha kërkon ta shpëtojë karrierën e tij – afër marrëveshja me gjigantin austriak

mergim-berisha-kerkon-ta-shpetoje-karrieren-e-tij-–-afer-marreveshja-me-gjigantin-austriak

Mërgim Berisha kërkon ta shpëtojë karrierën e tij – afër marrëveshja me gjigantin austriak

Sulmuesi Mërgim Berisha mund të rikthehet në futbollin austriak, këtë herë te kampioni në fuqi, Sturm Graz.

Sipas mediave austriake, klubi nga Graci ka hyrë në negociata intensive me Berishën, i cili aktualisht është pjesë e Hoffenheimit, por 27-vjeçari nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje në këtë edicion dhe nuk ka qenë as pjesë e listës së të grumbulluarve, duke e bërë të qartë se nuk bën më pjesë në planet e klubit gjerman.

Kontrata e Berishës me Hoffenheimin skadon në verën e vitit 2027, çka e bën të mundur një transferim gjatë këtij afati kalimtar, nëse palët arrijnë marrëveshje.

Të ngajshme

Brescia Calcio shpallet e falimentuar, mbyllet një histori 115-vjeçare

KushtrimGuraj

Vojvoda prezantohet te Udinese: Jam këtu për të fituar, do të jap maksimumin

KushtrimGuraj

Tre lojtarë largohen nga Brazili, e konfirmon Carlo Ancelotti

Yllka Gashi