Telenews

Mërgimtarit i vidhet vetura në Prishtinë, i lut qytetarët që nëse e kanë parë ta lajmërojnë

 

 

Një veturë e tipit BMW është vjedhur ditën e djeshme në Bardhosh të Prishtinës. Veturën e vjedhur me targa angleze e ka raportuar në Polici edhe pronari i saj i cili edhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur atë.

“Kjo bmw është vjedhur sot në orët e mëngjesit në Bardhosh periferi të Prishtinës, nese e shihni fiku apo keni ndonjë informacion ju lutem të lajmroni në ketë numër 049577734 ose policinë faleminderit”, ka shkruar ai.

Në raportin 24 orësh thuhet se vetura kishte qenë e parkuar, derisa rasti po hetohet.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 01.01.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kishin vjedhur veturën të cilën e kishte të parkuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

Të ngajshme

Sërish tensione në Tiranë: Protestues hedhën fishekzjarre dhe molotov drejt Kryeministrisë

KushtrimGuraj

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës së migrantëve po minojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

KushtrimGuraj

Banorët shqiptarë në veri të Kosovës: Rikthimi i premtuar mbetet larg

KushtrimGuraj