Telenews

Merret vendimi, NATO rrit shpenzimet dhe premton mbrojtje të fortë

Udhëheqësit e NATO-s kanë rënë dakord të mërkurën për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pas presionit nga Donald Trump dhe shprehën “angazhimin e tyre të palëkundur” për t’i ardhur në ndihmë njëri-tjetrit nëse sulmohen.

32 udhëheqësit miratuan një deklaratë përfundimtare të samitit ku thuhej: “Aleatët angazhohen të investojnë 5 për qind të PBB-së çdo vit në kërkesat thelbësore të mbrojtjes, si dhe në shpenzimet që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë deri në vitin 2035 për të siguruar detyrimet tona individuale dhe kolektive”.

Spanja kishte njoftuar zyrtarisht se nuk mund ta përmbushë objektivin dhe të tjerët kanë shprehur rezerva, por premtimi i investimeve përfshin një rishikim të shpenzimeve në vitin 2029 për të monitoruar progresin dhe për të rivlerësuar kërcënimin e sigurisë që paraqet Rusia.

Udhëheqësit gjithashtu nënvizuan “angazhimin e tyre të palëkundur” ndaj garancisë kolektive të sigurisë së NATO-s – “se një sulm ndaj njërit është një sulm ndaj të gjithëve”.

Të ngajshme

Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, s’do të ketë ndonjë problem

Donat Hashani

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Donat Hashani

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të parave, sekuestrohen mbi 4 mijë euro

Donat Hashani